Klubi i njohur i Premier League gati kontratën për Januzajn
BKT
Sport

Klubi i njohur i Premier League gati kontratën për Januzajn

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Anësori kosovar Adnan Januzaj raportohet se është afër rikthimit në Premier League.

Reprezentuesi shqiptar i Belgjikës, ka vendosur të largohet nga Real Sociedadi për të bërë një hap tjetër në karrierën e tij në futbollin evropian.

Sipas medieve britanike, West Ham është i interesuar për 27-vjeçarin për të cilin është duke përgatitur kontratën deri në vitin 2025.

Ndryshe, Januzaj po monitorët edhe nga disa klube tjera evropiane përfshirë edhe Milanin dhe Napolin.