Kurti bashkëbisedoi me gazetarë dhe akademikë nga Greqia dhe Qipro
BKT
Lajme

Kurti bashkëbisedoi me gazetarë dhe akademikë nga Greqia dhe Qipro

Blerim Halimi / RTKlive

Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar sot një bisedë me një grup gazetarësh dhe akademikësh nga Greqia dhe Qipro, të cilët po qëndrojnë në Kosovë.

Në një bashkëbisedim të hapur, kryeministri Kurti i njoftoi ata për progresin e shënuar gjatë këtij viti në indikatorët ekonomikë dhe ata të demokracisë duke dëshmuar se ato shkojnë krahas njëra-tjetrës, për menaxhimin e suksesshëm të pandemisë, për vendimet dhe politikat sociale që qëllim kanë rritjen e mirëqenies së qytetarëve, dhe për synimet e Republikës së Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Gjatë ditës, Kurti paraprakisht po ashtu takoi profesorin universitar, Petros Liacouras, pjesë e të njëjtit grup vizitues.


MË SHUME NGA Lajme