Kuvendi i Shqipërisë, më 7 korrik, seancë për gjenocidin në Srebrenicë
Shqipëri

Kuvendi i Shqipërisë, më 7 korrik, seancë për gjenocidin në Srebrenicë

rtsh.al

Më 7 korrik seanca për dënimin e gjenocidit të Srebrenicës, kryetari i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla tha se do të ftojmë përfaqësues të Bosnje-Hercegovinës dhe familjarët e viktimave

Kryetari i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, ka kërkuar në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të 15 qershorit, mbajtjen e një seance në Kuvend në nder të viktimave të Srebrenicës. Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Balla bëri me dije se seanca do të mbahet në datën 7 korrik ndërsa tha i ka kërkuar Kryetares së Komisionit të Jashtëm që të ftojnë edhe përfaqësues të Bosnje-Hercegovinës e familjarë të viktimave të gjenocidit serb.

 “Dje në Konferencën e Kryetarëve, kam rikujtuar një vendim të Kuvendit më 12 maj, lidhur me shqyrtimin dhe miratimin e një rezolute për përkujtimin dhe nderimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë. Më 12 maj ramë dakord që Kuvend të mbajë një seancë të posaçme për këtë çështje, seanca nuk mund të zhvillohet më 11 korrik, dita ndërkombëtare e përkujtimit të viktimave te gjenocidit, se është pushim dhe kështu kërkova q seanca të zhvillohet më 7 korrik dhe me solemnitetin e nevojshëm një përfaqësues i qeverisë, kryetarët e grupeve parlamentare të mbajnë fjalët e rastit dhe dokumenti të jetë serioz, ku Kuvendi të shprehë qartë përmes kësaj rezolute dënimin e këtij gjenocidi. Po ashtu i kërkova kryetares së komisionit të Politikës së Jashtme, që të ftojmë dhe përfaqësues të Bosnje-Hercegovinës dhe familjarë të viktimave të këtij gjenocidi”, tha Balla.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa

MË SHUME NGA Shqipëri