13:41 / 16.06.2022
Juventus rinovon me mbrojtësin e Italisë
Uran Krasniqi/RTKLive
Mattia De Sciglio ka nënshkruar një kontratë të re me Juventues e cila e mbanë atë në Torino deri në qershor të vitit 2025.
Reprezentuesi italian erdhi te Juventus nga akademia e Milanit më 2017 me një kontratë pesëvjeçare, ndërsa për një vit ishte huazuar te Lyon ku kishte zhvilluar njëzet e nëntë ndeshje.
Paraprakisht De Sciglio kishte bërë nëntëdhjetë e një paraqitje për Juventusin, duke shënuar dy herë dhe duke dhënë katër asistime.























