Protesta dhe kërkesa e veteranëve, sonte debat në “RTK PRIME”
BKT
Foto: RTK
Lajme

Protesta dhe kërkesa e veteranëve, sonte debat në “RTK PRIME”

RTKlive

Sonte emisioni “RTK PRIME” do t’i kushtohet ngjarjes së ditës, e cila ka dominuar zhvillimet e tjera në vend.

Bëhet fjalë për protestën e thirrur nga OVL e UÇK-së, të cilët kërkojnë që në projektligjin për pagën minimale, të përfshihet edhe kjo kategori.

Për të diskutuar rreth kësaj çështjeje, përballë gazetares Fitore Rexhepi, në studion e RTK1, do jenë disa panelistë nga partitë parlamentare të pozitës e opozitës.

Deputeti Enver Dugolli nga LVV, Hajdar Beqa nga PDK, Pal Lekaj nga AAK dhe Faton Klinaku, ushtrues i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, do të jenë sonte në debatin e “RTK PRIME”.

Emisioni “RTK PRIME” transmetohet nga e marta në të enjten me fillim në orën 20:15 minuta në RTK1.


MË SHUME NGA Lajme