Policia konfirmon arrestimin e Dardan Molliqajt
BKT
Lajme

Policia konfirmon arrestimin e Dardan Molliqajt

Blerim Halimi / RTKlive

(E plotësuar) Policia e Kosovës ka konfirmuar nëpërmjet një komunikate se e ka arrestuar kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.

“Policia e Kosovës bazuar në urdhër arrestin e lëshuar nga organet e drejtësisë, sot në orët e pasdites në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, ka arrestuar personin D.M, i cili ishte në kërkim. Njësitet policore, po ashtu kanë arrestuar edhe tre persona (F.K, Z.H, G.K,) të cilët kanë penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, të cilët kanë tentuar t’u pamundësojnë zyrtarëve policorë zbatimin e urdhër arrestit. Të gjitha veprimet e zyrtarëve policorë janë realizuar konform autorizimeve ligjore, përderisa veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në komunikatën e Policisë.

PSD: Policia arrestoi me dhunë e grushte aktivistët e PSD-së

Naser Mekolli /RTKlive

(E plotësuar) Partia Socialdemokrate përmes një komunikate per media ka thwnw se Policia e Kosovës ka arrestuar me dhunë, grushte e me sharje aktivistët e PSD-së pas protestës së veteranëve të UÇK-së.

“Policia e Kosovës arreston me dhunë, grushte e me sharje aktivistët e PSD-së menjëherë pas protestës së veteranëve të UÇK-së. Pushtetit po i pengon protesta e veteranëve. Nuk ka arsyetim tjetër për mllefin e zellin për dhunë që e përdorën sot”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

Sipas PSD-së aparatura shtetërore është vënë në funksion të përndjekjes së opozitës.

“Arrestimi i Dardan Molliqajt është i paligjshëm sepse ka shkelë procedurat e kodit penal në fuqi. Arrestimi i aktivistëve të tjerë pos që nuk ka arsyetim, është bërë dhunshëm, me rrahje, kërcënime e sharje nga policia. PSD kërkon lirimin e menjëhershëm të Dardan Molliqajt dhe aktivistëve Frashër Krasniqi, Zgjim Hyseni, Gëzon Kastrati dhe Korab Korça”, thuhet në këtë njoftim.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Policia arreston Dardan Molliqajn, Frashër Krasniqin e Zgjim Hysenin

Jeton Musliu / RTKlive

Policia e Kosovës ka arrestuar Dardan Molliqajn, kryetar i PSD-së. Ndaj tij kishte flet arrest për shkak të mosparaqitjes në gjykatë.

Molliqaj është i akuzuar për incidentin me deputetin Haki Abazi në vitin 2019, pasi dyshohet se janë grushtuar pasi kanë përfunduar një debat televiziv në një televizion privat.

Ndërkohë, policia në fund të protestës së sotme, arrestoi edhe Frashër Krasniqin dhe Zgjim Hysenin, të dy nga PSD-ja.

Ata ishin pjesë e protestës së veteranëve të UÇK-së, ndonëse për ta ende nuk ka ndonjë informatë zyrtare për shkaqet e arrestimit.


MË SHUME NGA Lajme