113 raste të reja me COVID-19 sot në Shqipëri
Shqipëri

113 raste të reja me COVID-19 sot në Shqipëri

113 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në vend në 24 orët e fundit, ndërsa fatmirësisht asnjë person nuk ka humbur jetën si pasojë e virusit.

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë bën me dije se rastet e reja të infeksionit janë regjistruar në këto bashki: 82 në Tiranë, 6 në Fier, 4 në Vlorë, nga 3 qytetarë në Lezhë, Kavajë, Patos, nga 2 qytetarë në Durrës, Lushnje, Sarandë, nga 1 qytetar në Krujë, Dibër, Mallakastër, Pogradec, Kuçovë dhe Elbasan.

Janë 473 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin, ndërsa aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë.

Janë shëruar 49 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,056 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Qershor 2022)

Raste të reja ditore 113

Të shëruar në 24 orë 49

Të shtruar në spitale 7

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 464

Testime totale 1,836,672

Raste pozitive 277,026

Raste të shëruara 273,056

Raste Aktive 473

Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 366

Vlorë 35

Fier 32

Gjirokastër 8

Korçë 6

Durrës 6

Shkodër 5

Berat 5

Lezhë 5

Elbasan 4

Dibër 1


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa

MË SHUME NGA Shqipëri