Gjiganti i Premier League-s sërish në sulm për Martinez
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Klubi i madh i Premier Leagues, Tottenham raportohet së sërish është hedhur në sulm për Lautaro Martinez.
Ndonëse ditë më parë sulmuesi argjentinas, tha së nuk do të largohet nga skuadra ‘Nerazure’, megjithatë, ardhja e mundshme e Dybalas dhe rikthimi i Lukakut, bën që Martinez ta mendojë largimin nga Interi.
Sipas medieve britanike, Tottenham është duke e monitoruar më kujdes situatën e argjentinasit tek internistët.
Menaxheri i ‘Spurs’ Antonio Conte i njeh mirë cilësitë që posedon sulmuesi argjentinas më të cilin ka punuar tek Interi, andaj tekniku italian do ta mirëpriste Martinezin.
Siç raportohet, javën e ardhshme pritet të ketë një takim mes Tottenhamit dhe Interit për ta shikuar mundësinë e transferimit të Martinez në ishull.























