19:47 / 16.06.2022
Milani në avantazh ndaj Unitedit dhe Arsenalit për Asensio-n
Fatmir Bytyqi /RTKlive
AC Milan raportohet së është favorit për të transferuar futbollistin e Real Madridit, Marco Asensio-n.
E ardhmja e spanjollit ende është në dilemë. ‘Mbretërit’ dhe Asensio akoma nuk kanë arritur marrëveshje për kontratën e re, duke e lënë të hapur mundësinë e largimit të spanjollit nga ‘Bernabeu’.
Asensio prej kohësh është cak i Milanit, por lojtari kërkohet edhe nga dy klubet e mëdha angleze, Manchester United dhe Arsenal.
“AC Milan ka kaluar Manchester Unitedin dhe Arsenalin në betejën për anësorin e Real Madridit, Marco Asensio”, shkruan “Corriere dello Sport”.























