City, gati super-oferta në drejtim të Leeds për Phillips
BKT
Sport

City, gati super-oferta në drejtim të Leeds për Phillips

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Mesfushori i Leeds United, Kalvin Phillips është në ‘radarin’ e Manchester Cityt.

Sipas medieve britanike, Kalvin Phillips është objektiv i kampionëve të Anglisë.

Menaxheri i ‘qytetarëve’, Pep Guardiola e pëlqen mesfushorin anglez, të cilin dëshiron ta ketë në skuadër për sezonin e ardhshëm.

Krerët e Manchester Cityt thuhet se po bëjnë gati ofertën e parë në vlerë 55 milionë euro në adresë të Leeds për Phillips.

Ndryshe, ylli i Leeds është duke u monitoruar edhe nga disa skuadra tjera evropiane, por duket së lojtari preferon që karrierën ta vazhdojë në Premier League.