Tragjike në Tiranë, dy të rinj nxirren pajetë nga “Rezervuari i Çerkezës”
Shqipëri

Tragjike në Tiranë, dy të rinj nxirren pajetë nga “Rezervuari i Çerkezës”

rtsh.al

Një ngjarje tragjike është shënuar këtë të premte në vendin e quajtur “Rezervuari i Çerkezës”, në Tiranë.

Dy të rinj janë nxjerrë të pajetë nga “Rezervuari i Çerkezës”, pasi makina e tyre është fundosur në rrethana ende të paqarta.

Policia e Tiranës ka bërë me dije se polumbarët e RENEA-s bënë të mundur nxjerrjen nga mjeti të trupave të pajetë, përkatësisht E. M., 22 vjeç, dhe F. Gj., 20 vjeçe.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa

MË SHUME NGA Shqipëri