Kërkohet ndihmë nga OSBE/ODIHR-i për reformën Zgjedhore në Shqipëri
Shqipëri

Kërkohet ndihmë nga OSBE/ODIHR-i për reformën Zgjedhore në Shqipëri

Denion Ndrenika/ RTK

Në Tiranë filloi punën Komisioni i Posaçëm i Kuvendit për refoimën e re Zgjedhore i përbërë nga 18 deputetë.

Në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë komisonerët i drejtojnë bashkëkryetarët Enkelejd Alibeaj nga Partia Demokratike opozitare dhe Damian Gjiknuri nga socialistët qeveritarë. Zoti Gjiknuri tha se është e nevojshme ndihma e OSBE/ODIHR-it për të ecur me reformën dhe përmbushur rekomandimet e dala nga raporti për zgjedhjet e kaluara. Opozita demokratike kërkon që ekspertë ndërkombëtarë të jenë 6 dhe jo 4 me qëllim punën më të mirë dhe për të theksuar në marrjen dhe hartimin e propozimeve për reformën.

Gjiknuri, njëherit Sekretar i Përgjithshëm i PS-së tha se duhen shmangur debatet politike dhe se ekspertiza e OSBE/ ODIHR është e domosdoshme për të afruar palët drejt gjetjes së zgjidhjes së pranueshme. Ai shtoi se bashkarisht duhet kërkuar zyrtarisht ndihma e organizmave të ndryshëm ndërkombëtarë si dhe për përcaktimin e numrit të ekspertëve për të sjellë rekomandimet e padresuara.

Në këtë komision të reformës Zgjedhore opozita përfaqësohet nga demokratët Alibeaj, Oerd Bylykbashi, Dashnor Sula, Grida Duma, Kreshnik Çollaku, republikani Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe Petrit Vasili nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Ndërkaq, Partinë Socialiste veç zotit Gjiknuri e përfaqësojnë Toni Gogu, Klevis Xhoxhi, Arben Pëllumbi, Blerina Gjylameti, Etilda Gjonaj, Klotilda Bushka, Ermonela Felaj dhe Blendi Klosi.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa

MË SHUME NGA Shqipëri