Lazio, një tjetër klub i madh që e dëshiron Brojën
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Lazio, është një tjetër klub i madh italian që është hedhur në sulm për sulmuesin shqiptar Armand Broja.
Sulmuesi kuqezi në sezonin e fundit tregojë formë të lartë tek Southamptoni në formë huazimi nga Chelsea.
Performancë e tij e shkëlqyer ka ndezur klubet e mëdha evropiane. Lazio sipas medieve italiane, është skuadra e radhës që synon ta blejë yllin shqiptar.
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare thuhet së ka kërkuar nga Chelsea informata shtesë rreth 20-vjeçarit, i cili ka kontratë me klubin anglez deri më 30 qershor 2026.
Bazuar në “Transfermarkt”, anëtari i Kombëtares së Shqipërisë vlerësohet me 22 milionë euro në treg.
Për Armando Brojën interesim kanë shfaqur edhe Napoli, Atalanta, Borussia Dortmundi, West Ham Unitedi e Evertoni.























