19:07 / 17.06.2022
Agron Kuka anëtar i Bordit të Federatës Evropiane të xhudos
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Tashmë është zyrtare. Agron Kuka është anëtar i Bordit Ekzekutiv i Federatës Evropiane të Xhudos.
Është trajneri Driton Kuka, që ka konfirmuar së Agron Kuka zyrtarisht është anëtar i Bordit Ekzekutiv të Federatës Evropiane të xhudos.
Driton Kuka përmes llogarisë së tij në Facebook, ka konfirmuar lajmin së Agron Kuka është anëtar i ri i bordit të kësaj federate.
“Xhudo e Kosovës ka vlera që i njeh Evropa. Ngjarje me rëndësi për sportin e vendit tonë. Urime kryetarit të federatës tonë për postin, post ky i ofruar nga tashmë presidenti i EJU, Laszlo Thot marrë parasysh vlerësimin që ata bëjnë për xhudon e Kosovës”, ka shkruar Driton Kuka.























