20:26 / 17.06.2022
Valon Berisha në ‘orbitën’ e gjigantit turk
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha raportohet së është në ‘orbitën’ e gjigantit turk, Galatasaray.
Berisha aktualisht është pjesë e skuadrës franceze, Reims. Ylli i ‘Dardanëve’ në sezonin e fundit, nuk ka kaluar periudhë të mirë tek skuadra franceze, dhe duket se kosovari gjatë kësaj verë, do të bëhet me klub të ri.
Siç raportohet, Galatasaray është duke e monitoruar situatën e Berishës tek Reims.
Trajneri i Galatasarayt, Marco Rose thuhet së pëlqen kosovarin më të cilin ka punuar tek Salzuburgu.
Mesfushori kosovar gjatë sezonit të kaluar ka zhvilluar 13 ndeshje me Reims në kampionatin francez, derisa ka kontribuar me një asistim.























