21:10 / 17.06.2022
Salihamidziç konfirmon blerjen e Mane-s: Ai po vjen
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Bayern Munich dhe sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane tashmë është punë e kryer.
Mane në sezonin e ardhshëm do të vesh fanellën e gjigantit gjerman. Drejtori i ‘Bavarezëve’, Hasan Salihamidziç, e ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me senegalezin.
“Po, Sadio Mane po vjen”, ka thënë shkurt Salihamidziç për mediet gjermane.
Kampionët e Gjermanisë bëjnë goditjen e madhe të kësaj verë, pasi që bëhet fjale për një sulmues të klasit botëror.























