Rriten numri i rasteve me Covid në Shqipëri
B.Halimi / RTKlive
Në 24 orët e fundit në Shqipëri ka pasur një rritje të numrit të rasteve me Covid19. Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 482 testime kanë rezultuar pozitivë 129 qytetarë dhe fatmirësisht asnjë humbje jete.
Rastet me Covid janë regjistruar: 89 në Tiranë, 14 në Lezhë, nga 4 qytetarë në Krujë, Sarandë, 3 në Durrës, nga 2 qytetarë në Kamëz, Divjakë, Vlorë, Kuçovë, nga 1 qytetar në Tropojë, Kurbin, Lushnje, Himarë, Selenicë, Gjirokastër, Korçë.
Në gjithë vendin janë 678 qytetarë aktivë me Covid19, teksa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 18 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,095 që nga fillimi i pandemisë.