Barcelona gati t’ia ‘vjedh’ Juves Di Maria-n
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Angeli Di Maria prej kohësh është cak i Juventusit.
Megjithatë, torinezët duket së nuk do ta kenë të lehtë të transferojnë argjentinasin, pasi që në garë për të tashmë është futur edhe Barcelona.
Sipas medieve spanjolle, krerët e katalonasve janë duke u përgatitur që të kontaktojnë agjentin e ish-lojtarit të PSG-së.
Juve po bën presion që të firmos me Di Maria-n, por lojtari ka refuzuar ofertën e parë të skuadrës italiane në vlerë 4.5 milionë euro në vit.
‘Zonja e Vjetër’ thuhet së po përgatit ofertën e dytë në mënyrë që të bind argjentinasin që të transferohet tek gjiganti italian.
Megjithatë, juventinët i pret një garë e zjarrtë me Barcelonën që shumë shpejtë pritet të nis negociatat me agjentin e ish-futbollistit të Real Madridit për transferimin në ‘Camp Nou’.























