10:26 / 19.06.2022
Rama sot viziton familjen e Thaçit në Burojë
RTK
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i shoqëruar nga disa ministra të kabinetit të tij, sot pritet ta vizitojë familjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të cilin e ka vizituar ditë më parë edhe në qendrën e paraburgimit në Hagë.
Po ashtu, Rama do t'i vizitojë disa fabrika eksportuese më të mëdha vendore. Kjo është hera e dytë që Rama viziton sektorë të korporatës. Hera e parë ishte më 2014.
Një ditë më pas, të hënën, në Prishtinë mbahet takimi i radhës i qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.























