12:30 / 19.06.2022
United e Arsenal gati të godasin Romën e Mourinhos, e duan Abraham-in
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Dy klubet e mëdha angleze, Manchester United dhe Arsenal janë duke u përgatitur që ta godasin AS Romë.
Sipas medieve italiane, ‘Djajtë e Kuq’ dhe ‘Topçinjtë’ janë hedhur në sulm për yllin e ‘romakëve’, Tammy Abraham.
Ish-sulmuesi i Chelseas, ka shfaqur formë të lartë në sezonin e fundit, të parin në fanellën e skuadrës se Jose Mourinhos, duke fituar trofeun e Conference League.
United dhe Arsenal synojnë ta bindin reprezentuesin anglez për t’u rikthyer në ishull, megjithatë, pak është e besueshme së Mourinho do të heq dorë nga shërbimet e Abraham, i cili llogaritët një nga lojtarët kryesor në skuadrën e teknikut portugez.























