13:10 / 19.06.2022
Calvin Ramsay zyrtarisht lojtar i ri i Liverpoolit
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Calvin Ramsey zyrtarisht wshtw lojtari i ri i Liverpoolit.
Klubi nga ‘Anfield’, sot ka zyrtarizuar transferimin e talentit Ramseyn e Aberdeenit tek ‘The Reds’.
“Ramsay është një Reds. Jemi të kënaqur të njoftojmë nënshkrimin me Calvin Ramsay nga Aberdeen”, thuhet në njoftim.
Skuadra e Jurgen Klopp ka kryer tashmë transferimin e dytë në këtë afat kalimtar, pas nënshkrimit me Darwin Nunez nga Benfica.























