Karateisti Islam Selmani prek majat e Evropës
BKT
Sport

Karateisti Islam Selmani prek majat e Evropës

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Një tjetër lajm i madh për sportin e Kosovës.

Karateisti Islam Selmani ka prekur majat e Evropës. Selmani është shpallur kampion i Evropës për junior.

Karateisti kosovar shënoi pesë fitore për junior, në kategorinë deri në 55 kilogram.

Komiteti Olimpik i Kosovës përmes një njoftimi ka konfirmuar se Selmani, është kampion i ri i Evropës për junior.

“Bravo Islam Selmani, kampion i Evropës për junior”, shkruan ndër tjerash faqja zyrtare e KOK-ut.

Kampionati Evropian për kadet, junior dhe U21 po mbahet në Pragë të Republikës së Çekisë.