Osmani: Të mbijetuarit e dhunës seksuale guximshëm prezantojnë të vërtetën
RTKlive
Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale gjatë luftës, ajo ka thënë se përpjekjet për t’i sjellë kryerësit e krimeve para drejtësisë nuk do të ndalen.
“Qëndrojmë së bashku, sot e përgjithmonë, me mijëra gra dhe burra të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, të cilët kanë kaluar nëpër tmerrin e krimeve të regjimit gjenocidal të Millosheviqit. Ato vazhdojnë guximshëm ta prezantojnë të vërtetën dhe kanë kthyer dhimbjen në fuqi, duke u shndërruar kështu në heroinat”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Tutje ajo ka thënë se në këtë ditë përpjekjet tona për t’i sjellë kryerësit e këtij krimi të llahtarshëm para drejtësisë nuk do të ndalen asnjëherë.























