Protestojnë infermierët që s’iu vazhdua kontrata e punës
BKT
Foto: Venera Xhoxhaj/RTK
Lajme

Protestojnë infermierët që s’iu vazhdua kontrata e punës

Venera Xhoxhaj/RTK

Edhe sot kanë dalë të protestojnë në mënyrë paqësore e me pankarta në duar.

Janë këta  infermierë dhe staf mbështetës të cilët ishin angazhuar gjatë kohës së pandemisë.

Ata kanë punuar për muaj të tërë në përpjekje për të përballuar situatën e rënduar të të prekurve me Covid-19.

Megjithatë, të gjithë ata, sapo ka mbaruar situata emergjente, nuk iu është vazhduar kontrata e punës.

Protesta po mbahet para Qeverisë së Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme