Erjon Kastrati, Ambasador i FBK-së në programin FIBA SWISH +
N. Mekolli /RTKlive.com
Basketbollisti i KB Golden Eagle Ylli dhe i Përfaqësueses së Kosovës, Erjon Kastrati do të jetë Ambasador i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në programin FIBA SWISH +.
“SWISH + është Program i Edukimit për Integritet të FIBA Europe dhe realizohet në partneritet me Sportradar. SWISH+ është një program i krijuar qëllimisht me synim edukimin e pjesëmarrësve të përzgjedhur mbi temat kryesore të integritetit në basketboll dhe edukimin për integritet në përgjithësi”, njofton FBK.
Bëhet e ditur se gjatë dy ditëve të qëndrimit në Munich më 20 e 21 Qershor, pjesëmarrësit do të trajnohen nga specialistë të integritetit të sportit dhe edukimit për t'i pajisur ata me aftësitë, njohuritë dhe besimin, në mënyrë që kur të kthehen në vendet e tyre këta Ambasadorë t’i edukojnë brezat e rinj për integritet në sport.























