17:48 / 20.06.2022
Polonia e largon futbollistin nga Kombëtarja shkaku i klubit rus
Uran Krasniqi/RTKLive
Polonia nuk do ta përfshijë Maciej Rybus në skuadër për Kupën e Botës në Katar. Kjo pas transferimit të tij nga Lokomotiva e Moskës për tek Spartak Moska.
Njoftimin e ka bërë Federata e Futbollit e Polonisë. “Trajneri i kombëtares, Czeslaw Michniewicz, ka biseduar me Maciej Rybus, i cili po qëndron në Poloni. Ai e informoi lojtarin se, për shkak të situatës së tij, ai nuk do të thirrej për kampin stërvitor të shtatorit dhe nuk do të konsiderohej për ekipin që do të shkonte në Kupën e Botës në Katar”.
Vendimi vjen pas sulmit rus në Ukrainë.
Rybus ka vendosur të qëndrojë në Rusi, derisa dy polakët e tjerë, Grzegorz Krychowiak dhe Sebastian Szymanski, kanë vendosur të largohen që t'i bashkohet AEK Athinës.























