Klose flet si trajner i Altach: Kam mësuar shumë nga Flick
BKT
Sport

Klose flet si trajner i Altach: Kam mësuar shumë nga Flick

Uran Krasniqi/RTKLive

Miroslav Klose ka marrë drejtimin e skuadrës austriake të Bundesligës, SCR Altach, që shmangi rënien nga kategoria në sezonin 2021-22.

Ai ka folur për aventuren e re, duke thënë se e ka vënë veten nën shumë presion, porse edhe idetë e tij janë të qarta.

"Kam shumë punë përpara meje. Është e rëndësishme që skuadra të tregojë zemër dhe pasion", është shprehur ish-futbollisti i njohur gjerman. "Jam jashtëzakonisht i lumtur. Jam pritur në një mënyrë shumë miqësore".

Si një ish-bashkëpunëtor i trajnerit gjerman, Hansi Flick, fituesi i "Këpucës së Artë" ka treguar ndikimin e tij. “Kam mësuar shumë nga Flick, ai është fantastik në çdo aspekt”, ka thënë Klose.