18:59 / 20.06.2022
COVID/ 35 raste të reja infeksioni në 24 orët e fundit në vend
rtsh.al
35 raste të reja infeksioni me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë, teksa fatmirësisht asnjë person nuk ka humbur jetën si pasojë e këtij virusi.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se rastet e reja të infeksionit janë regjistruar në këto bashki: 22 në Tiranë, 4 në Durrës, 3 në Peqin, nga 2 qytetar në Lushnje, Pogradec, nga 1 qytetar në Himarë, Korçë.
Janë 685 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin, teksa aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë.
Janë shëruar 141 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,262 që nga fillimi i epidemisë.























