Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) mirëpret zgjedhjen e Ahmetxhekajt
BKT
Foto: RTK
Lajme

Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) mirëpret zgjedhjen e Ahmetxhekajt

RTKlive

Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) mirëpret zgjedhjen e Shkumbin Ahmetxhekajt Drejtor të Përgjithshëm të RTK-së

"Në emër të Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ) mirëpres zgjedhjen e Shkumbin Ahmetxhekajt Drejtor të Përgjithshëm të RTK-së, transmetuesit publik të Kosovës. Ai u përzgjodh falë  aftësive të tij, përmes një procesi transparent. Pres me padurim bashkëpunimin me të.

Kemi nevojë më shumë se kurrë për transmetues të fuqishëm e të pavarur publik . Rumania, Malta, Turqia, Bullgaria, Qipro, Italia, Polonia e Hungaria,  të cilat janë vendet më të kqija në Evropë sa i përket pavarësisë së menaxhimit dhe financimit të  shërbimit të trasmetuesve publik, sipas raporteve të BE-së, duhet të ndjekin shembullin e Kosovës", ka shkruar Ricardo Gutierrez ne rrjetin social Twitter.

No description available.

  (E plotësuar)  Zyra e BE-së uron Ahmetxhekajn dhe përgëzon Bordin për procesin

Përgëzohet Bordi i RTK-së për procesin transparent dhe profesional në përzgjedhjen e drejtorit të Përgjithshëm.

Zyra e BE-së në Kosovë ka përgëzuar drejtorin e ri të RTK-së Shkumbin Ahmetxhekajn, në emërimin e tij në këtë post, dhe ka lavdëruar procesin e përzgjedhjes.

"Ne e përgëzojmë Bordin e RTK-së për sigurimin e një procesi transparent dhe profesional për përzgjedhjen e drejtorit të ri të RTK-së. Urime Shkumbin Ahmetxhekajt për postin e ri dhe çdo të mirë në punën tënde të ardhshme. Bashkimi Evropian do të vazhdoj të mbështes lirinë e mediave dhe zhvillimin e tyre në Kosovë",  thuhet në një postim në twitter të zyrës së BE-së në Kosovë.

No description available.  (E plotësuar) Lëvizja FOL e mirëpret procesin e përzgjedhjes së drejtorit të RTK-së

Lëvizja FOL e mirëpret përfundimin e procesit të përzgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës, duke e vlerësuar si proces të rregullt, transparent dhe të hapur për publikun.

Në një postim në rrjetin social Facebook Lëvizja FOL ka shpalosur detajet e monitorimit të procesit. Lëvizja FOL e mirëpret përfundimin e procesit të përzgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës, duke e vlerësuar si proces të rregullt, transparent dhe të hapur për publikun. FOL ka monitoruar tërë procesin, duke filluar nga faza e hapjes së aplikacioneve, procesin e intervistimit dhe vlerësimit të kandidatëve nga ana e komisionit vlerësues, e deri tek faza e votimit të tyre në mbledhjen e Bordit të RTK-së.

Komisioni vlerësues në këtë proces ka qenë në përbërje të të gjithë anëtarëve të Bordit të RTK-së, përkatësisht nga: Besnik Boletini, Arta Berisha, Driton Hetemi, Fatime Lumi- Qehaja, Safet Kabashaj, Albulena Mehmeti, Ivan Radulovic, Shukrie Rama dhe Birol Urcan.

Në këtë konkurs kishin aplikuar gjithsej 13 kandidatë, 4 prej të cilëve ishin gra, ndërsa 9 burra. Kriteret për të vazhduar me fazën e intervistave i kishin përmbushur 9 kandidatë (4 gra dhe 5 burra), ndërkaq ishin intervistuar vetëm 8 prej tyre, meqenëse një kandidate ishte tërhequr nga gara.

Intervistat kishin zgjatur nga 40 minuta për secilin kandidat, dhe pas vlerësimit, secili nga anëtarët e bordit kanë arsyetuar vlerësimet e tyre. Në bazë të poenave të fituara gjatë intervistimit, kandidatët më të poentuar ishin: Shkumbin Ahmetxhekaj (83.1) dhe Arta Bajrami (81., emrat e të cilëve kanë shkuar në mbledhjen e Bordit për votim. Pas votimit nga ana e Bordit të RTK-së, Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës u zgjedh Shkumbin Ahmetxhekaj, me 8 vota për, 1 abstenim dhe asnjë votë kundër.

FOL konsideron se i tërë procesi ka shkuar në pajtim me Rregulloren e re për Procedurat e Përzgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm dhe Menaxhmentit të Lartë të RTK-se, të miratuar në maj të këtij viti, e cila e kishte thjeshtuar procedurën e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm dhe paraqet një hap të rëndësishëm në reformimin e RTK-së.

Radio Televizioni i Kosovës është një aset publik në shërbim të shoqërisë, andaj si e tillë duhet të trajtohet, mbështetet dhe fuqizohet në mënyrë të vazhdueshme.

Lëvizja FOL mbetet e përkushtuar të monitoroj edhe në vazhdim veprimtarinë e mediumit publik të Kosovës, si dhe punën e Drejtorit të Përgjithshëm dhe të Bordit të RTK-së, thuhet në postim.

May be an image of text


MË SHUME NGA Lajme