20:18 / 20.06.2022
Zeka dhe Ballkani ndajnë rrugët
Uran Krasniqi/RTKLive
Mevlan Zeka dhe Ballkani i kanë ndarë rrugët. Për mosvazhdimin e bashkëpunimit ka njoftuar vetë klubi kampion.
"Klubi ynë ju njofton se pas dy vitesh së bashku kemi shkëputur kontratën me sulmuesin nga Gjakova, Mevlan Zeken.
Kontrata u shkëput me marrëveshje të dyanshme, Zeka e kërkoi largimin nga klubi pasiqë nuk i mjaftonte minutazhi në lojë. Ne e respektuam vendimin e tij dhe i urojmë shumë suksese në karrierë!", ka njoftuar Ballkani.
Zeka pos Ballkanit ka luajtur edhe te klube të tjera në Superligë.