Opozita kritikon pushtetin në Lipjan për mos-hartim të planeve urbanistike
BKT
Lajme

Opozita kritikon pushtetin në Lipjan për mos-hartim të planeve urbanistike

Ahmet Maholli- RTK

Në Lipjan nuk mund të ndërtohet më pa e pasur në projekt 30% të hapësirë gjelbërim. Por me këtë vendim nuk po pajtohet opozita. Ata kanë kritikuar pushtetin në Lipjan për jo-profesionalizëm, pavarësisht se këta të fundit arsyetohen me vendimin nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e që sipas tyre është në përputhshmëri me legjislacionin në fuqi.

Komuna e Lipjanit ka përpiluar hartat zonale që do ta rregullojnë edhe industrinë e ndërtimit. Rregullat e reja parashohin se ndërtimet duhet të bëhen 15 metra larg nga rruga, me sipërfaqe ndërtimore 40% në zonën qendrore, kurse në zonat periferike 50%, si dhe 30% me hapësirë të gjelbër. Por, për opozitën, kjo është e papranueshme.

Arsim Jashari nga PDK thotë se problemi është se nëse nuk merret parasysh gjendja faktike, ku është bërë p.sh që ndërtesat, ana ballore duhet të ikë nga rruga 15 metra, ana e djathtë dhe e majtë, gjelbërim kështu që është e pamundur që në komunën e Lipjanit të niset një ndërtesë sepse duhet të ketë hapësirë më të madhe, dhe për këtë aspekt është blloku çdo send, edhe komuna e Lipjanit me vetëdije i ka bërë jashtëzakonisht të madh ndërtimit dhe sektorit privat.

Alban Salihu nga LVV  thotë se zyrtarët e komunës së Lipjanit gjatë përpilimit të hartave zonale, kanë treguar jo-profesionalizëm dhe jo-kompetencë në këto përpilime, duke përpiluar në atë formë sikur po bëhet për ndonjë qytet tjetër e jo për Lipjanin.

“Pra nuk e kanë marrë gjendjen faktike të qytetit dhe kanë vendosur për kritere të pamenduar mirë. Kjo ka shkaktuar telashe dhe tash pothuajse jemi në një situatë bllokuese për ndërtuesit", tha ai.

Ndërkaq, zyrtarë të komunës thonë se e harta zonale vërtet ka sjellë mjaft ndryshime, porse kjo është bërë në funksion të zhvillimit urban të Lipjanit.

Imri Semetishti, Drejtor për Planifikim- Lipjan tha se këto janë bërë në përputhje me kriteret e akteve nënligjore të miratuara nga Ministria Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dhe në këtë drejtim duket se gjithçka është në rregull.

“Këto kritere, kanë të bëjnë me largimin nga rruga në një distancë më të konsiderueshme me qëllim që të ketë një hapësirë më të gjerë komunikuese të respektohet vija ndërtimore të ketë një sipërfaqe të arsyeshme gjelbëruese dhe pjesa tjetër të jetë për nevoja komunikuese duke përfshirë edhe parkingjet për automjete”, tha Imri Semetishti, Drejtor për Planifikim- Lipjan.

Semetishti ka thënë se ka kanë kërkuar nga Ministria e Mjedisit që t?ia lejojnë një proces të harmonizimit të disa kritereve në hartën, por ministria nuk e ka bërë atë, derisa ka shtuar se sipas legjislacionit në fuqi, ndryshimi i hartës zonale, mund të bëhet tek pas katër vjetësh nëse vlerësohet se ka pengesa në zhvillim.


MË SHUME NGA Lajme