Llapi transferon futbollistin e Tiranës
Sport

Llapi transferon futbollistin e Tiranës

Uran Krasniqi/RTKLive

Andri Stafa nga Akademia e kampionit të Shqipërisë, KF Tirana, tashmë do të jetë pjesë e Llapit. Njoftimin e ka bërë klubi nga Podujeva.

"Talenti Andri Stafa nga Akademia e kampionit të Shqipërisë, KF Tirana, nënshkruan për 3 vite me ne! Klubi jonë, KF Llapi e përmbyll me sukses marrëveshjen me njërin nga talentët më të mëdhenj në Shqipëri, Andri Stafa. Andri në praninë e Shefit të Shtabit Teknik, z. Tahir Batatina ka firmosur kontratë që e mban lidhur me klubin tonë për 3 vitet e ardhshme", ka njoftuar Llapi.

Sipas komunikatës, mesfushori ofensiv, 20 vjeçar, Stafa i lindur në Tiranë, ka thënë se arsyeja që zgjodhi Llapin para skuadrave tjera është plani afatgjatë i skuadrës si dhe hapësira për të rinjtë që u jepet nga trajneri Batatina.

"Andri menjëherë nesër do t'i bashkangjitet ekipit në përgatitje dhe do të jetë përforcim shtesë për repartin e mesfushës para ndeshjeve të rëndësishme ndërkombëtare që skuadra jonë i fillon në muajin korrik", ka bërë të ditur Llapi.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa