Dardanet grumbullohen për dy miqësoret kundër Maqedonisë së Veriut
Sport

Dardanet grumbullohen për dy miqësoret kundër Maqedonisë së Veriut

Uran Krasniqi/RTKLive

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave është grumbulluar në hotel “Emerald” për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji kundër Maqedonisë së Veriut, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës.

Ndeshjen e parë Dardanet do ta luajnë më 24 qershor në Shkup, derisa miqësorja e dytë luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” më 27 qershor. Përzgjedhësja Karin Anneli Andersen për këto dy miqësore ka ftuar 22 futbolliste, teksa stërvitjen e parë do ta zhvillojë nesër në orën 15:00 në Kampin Nacional në Hajvali.

Lista e futbollisteve
Agnesa Gashi           KFF Mitrovica
Blerta Shala  KFF Mitrovica
Donjeta Halilaj         KFF Mitrovica
Edona Kryeziu          KFF Mitrovica
Fatlinda Ramaj        KFF EP-Com
Ilfete Kryeziu            KFF EP-Com
Kaltrina Biqkaj         KFF Mitrovica
Lavdije Behramaj    KFF Kosova VR
Liridonë Syla            KFF Mitrovica
Lumbardha Misini  KFF EP-Com
Verona Berisha       KFF EP-Com
Albulena Guri          KFF EP-Com
Merita Bajrami        KFF Vizioni
Donika Grajçevci     FC Carl Zeiss Jena
Leonora Ejupi          DSC Arminia Bielefeld
Elizabeta Ejupi         Durham Womens FC
Erëleta Memeti       SC Freiburg
Besarta Leci VFL Sindelfingen
Alketa Ramaj           FC Zurich U19
Drita Celaj     FC Rijnvogels Vrouwen
Valentina Metaj      Ifo Bromolla IF
Blerta Smaili             VFL Sindelfingen


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa