Kryeministrja e Finlandës: Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE
Shqipëri

Kryeministrja e Finlandës: Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE

/rtsh.al/

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin pas takimit me kreun e qeverisë Edi Rama, kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp, ku ka falenderuar Shqipërinë për mbështetjen ndaj kërkesës së vendit të saj për anëtarësim në NATO.

Marin theksoi se është jetike që Ballkani Perëndimor të jetë në harmoni, ndërsa shprehu mbështetjen e Finlandës për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.Marin u ndal më tej dhe te agresioni rus në Ukrainë, ku tha se Shqipëria dhe Bashkimi Evropianë kanë punuar shumë për sanksionet ndaj Rusisë. 

'Shqipëria na ka mbështetur qoftë në teori dhe në praktikë. Është e rëndësishme të deklarojmë fort dhe qartë se jemi të bashkuar se nuk ka vend për logjikën e Rusisë. Suedia dhe Finlanda do të jenë ofrues sigurie. Na duhet të rrisim sanksionet kundër Rusisë. Është jetike që Ballkani Perëndimor të jetë në harmoni, duam të mbështesim Shqipërinë në anëtarësimin e saj në BE. E vlerësojmë rolin tuaj në Këshillin Kombëtar të sigurisë. Nuk ka marrëdhënie më të thellë midis kombeve se sa të jemi aleatë.

Ka shumë potencial edhe kur vjen fjala midis marrëdhënieve midis Finlandës dhe Shqipërisë. Shqipëria ka një zë të fortë dhe globalisht. E vlerësojmë rolin tuaj kur bëhet fjalë për përfaqësinë në forume ndërkombëtare. Anëtarësimi ynë në NATO do nënkuptojë shumë për marrëdhënien tonë”, tha Marin.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa

MË SHUME NGA Shqipëri