Rama me kryeministren finlandeze:Mbështesim anëtarësimin në NATO
Shqipëri

Rama me kryeministren finlandeze:Mbështesim anëtarësimin në NATO

rtsh.al

Kryeministri Edi Rama, në deklaratën e përbashkët për shtyp me kryeministren e Finlandës, Sanna Marin, ka shprehur mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësimin e vendit në NATO.

Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se në situatën ku ndodhet bota, me pushtimin rus të Ukrainës, dyert e NATO-s duhet të jenë të hapura.

Teksa përmendi Ballkanin, Rama tha se rajoni është një hallë e dobët dhe se ajo që po ndodh në Ukrainë mund të vijë edhe këtu, dhe pikërisht për këtë arsye, sipas kryeministrit, fjala e Finlandës ka shumë rëndësi për të gjithë komunitetin.

“Finlanda ka shumë për të na mësuar për shkak të historisë dhe pozicionit të vet e njeh shumë mirë agresorin dhe natyrën e tij dhe duke qenë një vend që ka pasur në të shkuarën mundësinë të nxjerrë shumë mësime nga fqinjësia me Rusinë, ka edh e një zë shumë të respektueshëm për të kuptuar se sa e rëndësishme është rezistenca dhe lidhja që disa nuk duan ta bëjmë mes asaj që ndodh në Ukrainë dhe asaj që mund të ndodhë nesër në një vend tjetër dhe asaj që mund të vijë këtu. Ballkani është një hallkë e dobët, delikate dhe fjala e Finlandës ka shumë rëndësi për të gjithë komunitetin. Ne e mbështesim me gjithë besimin dhe bindjen tonë anëtarësimin Finlandës dhe Suedisë në NATO. Bëhet fjalë për dy vende që në çdo aspekt janë një vlerë e shtuar në aleancë për më tepër në kushtet sotme dyert e aleancës duhet të jenë të hapura. Ndihemi të privilegjuar që na jepet mundësia të bëjmë një gjë për Finlandën”, tha Rama.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa