Osmani: Progresi i arritur sot, i një rëndësie vendimtare
BKT
Lajme

Osmani: Progresi i arritur sot, i një rëndësie vendimtare

F.Sertolli / RTKlive.com

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për energjinë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

E para e vendit me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se progresi i arritur sot është i një rëndësie vendimtare, duke shtuar se Kosova ka treguar se është konstruktive.

Presidentja me këtë rast ka thënë se tani hapi kyç, është zbatimi i marrëveshjes.

“Progresi i arritur sot në dialogun Kosovë-Serbi përmes arritjes së marrëveshjes për udhërrëfyesin e energjisë është i një rëndësie vendimtare. Si gjithmonë, Kosova ka treguar të jetë konstruktive dhe e angazhuar në mënyrë aktive në këtë proces. Tani zbatimi është hapi kyç përpara”, ka shkruar presidentja Osmani.


MË SHUME NGA Lajme