Dortmund gjen zëvendësuesin e Haaland
Sport

Dortmund gjen zëvendësuesin e Haaland

B. Halimi / RTKlive

Borussia Dortmund nuk ka humbur kohë për të gjetur zëvendësuesin e Erling Haaland, i cili u transferua në Manchester City.

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, raporton se tashmë është arritur marrëveshja ndërmjet Dortmundit dhe Ajaxit për transferimin e Sebastian Haller.

Dortmund do të derdhë në arkat e Ajaxit 35 milionë euro, teksa edhe marrëveshja personale me lojtarin është arritur për shifrat e kontratës.

Së shpejti pritet që Haller t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe ta vë nënshkrimin në kontratë me klubin gjerman.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa