Lobim për antarësim në KiE
BKT
Foto: MPJD/ Twitter
Lajme

Lobim për antarësim në KiE

Jeton Musliu/ RTKlive

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, pati takim me homologun e saj irlandez.

Irlanda do të udhëheqë me Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës, lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion të BE-së.

Me një postim në Twitter, ministria Gërvalla  deklaroi se ka pasur diskutim të detajuar me homologun irlandez.

“Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, ka vazhduar takimet me diskutime të detajuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Mbrojtjes së Irlandës, në kapacitetin e tij si udhëheqës i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, sa i përket anëtarësimit të Kosovës dhe çështjeve të rëndësishme politike”, shkruan në këtë postim të MPJD-së.

Kosova ka aplikuar për antarësim në KiE, por votimi për antarësim nuk pritet të ndodhë para vitit të ardhshëm.


MË SHUME NGA Lajme