Roshi nga Boluspor kalon te Sakaryaspor
Sport

Roshi nga Boluspor kalon te Sakaryaspor

Uran Krasniqi/RTKLive

Odise Roshi tashmë është futbollist i ekipit të sapongjitur në Ligën e Parë të Turqisë, Sakaryaspor.

Ai ka firmosur kontratë dyvjeçare.

Sezonin e kaluar Roshi ishte pjesë e Bolusporit, ku në njëzet e tetë ndeshje të kampionatit shënoi edhe një gol.

Futbollisti shqiptar më herët ka luajtur në kampionatin gjerman, kroat, hungarez e rus. 

Ai nga viti 2011 është pjesë e Kombëtares shqiptare, me të cilën ka zhvilluar gjashtëdhjetë e shtatë ndeshje dhe ka realizuar pesë gola. 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa