18:49 / 22.06.2022
Algjeria s`njeh Kosovën, por sportisët kosovarë e lartësojnë atje flamurin
Uran Krasniqi/RTKLive
Ka mbërritur në Algjeri grupi i parë i ekipit të Kosovës që do të marrë pjesë në Lojërat e 19-ta Mesdhetare "Oran 2022".
Sipas njoftimit të Komitetit Olimpik të Kosovës, në grupin e parë bëjnë pjesë ekipet e atletikës, boksit, notit dhe badmintonit.
Ekipi është nisur nga Prishtina për në Shkup, prej nga është bërë udhëtimi me aeroplan direkt për në Oran.
Ekipi i mundjes ka udhëtuar përmes Tiranës, sikurse ekipet e sporteve tjera që do të udhëtojnë në ditët në vijim.
Algjeria është një vend që ende nuk e ka njohur shtetin e Kosovës.
























