Malisheva prezanton Hajdarin dhe Avdulin
Sport

Malisheva prezanton Hajdarin dhe Avdulin

Uran Krasniqi/RTKLive

Fiton Hajdari dhe Qlirim Avduli tashmë i përkasin Malishevës. Klubi nga qyteti me të njëjtin emër ka prezantuar futbollistët në mbrëmjën e të mërkurës.

Edicionin e kaluar Hajdari ishte pjesë e Gjilanit, kurse Avduli mbronte ngjyrat e Ulpianës. 

Ditë më parë Malisheva rinovoi edhe me trajnerin, Arsim Thaçi.

Mbetjen në Superligë Malisheva e siguroi pasi mposhti Vushtrrinë në barazh.  


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa