Momenti i veçantë i presidentes Osmani në Bruksel
Jeton Musliu/ RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron për vizitë zyrtare në Bruksel. Ajo do të marrë pjesë në takimin BE- Ballkan perëndimor.
Megjithatë, sot pati vizitë në Parlamentin Ervopian ku u prit nga presidentja Roberta Metsola.
Presidentja Osmani ka shpërndarë një foto ku shihet së bashku me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, duke shikuar një foto të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
“Një moment i veçantë sot në Parlamentin Evropian.”, ka shkruar ajo në foton ku shihet së bashku me Metsolan duke e shikuar së bashku fotografinë.
Osmani po qëndron në Bruksel ku, me ftesë të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, do ta përfaqësojë Kosovën në takimin e krerëve të Bashkimit Evropian me liderët e Ballkanit Perëndimor.