Gjatë pandemisë Covid 19, rastet e dhunës në familje janë shtuar për 15%
Lajme

Gjatë pandemisë Covid 19, rastet e dhunës në familje janë shtuar për 15%

Besjana Mulaj RTK

Rastet e dhunës në familje janë shtuar për 15% gjatë muajve të pandemisë. Sipas të dhënave që dolën sot nga organizata Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi, vetëm gjatë vitit 2020 janë raportuar mbi 2120 raste të dhunës në familje, ndërsa Prokuroria në vitin 2020 ka zgjidhur vetëm 1200 raste.

Pandemia  covid 19 i ka shtuar rastet e dhunës në familje.

Nga 1828 raste të pranuara në vitin 2019, një vit më vonë këto raste arritën shifrën deri në 2120, ku deri më tash janë zgjidhur vetëm 85% prej tyre.

Këto të dhëna u publikuan nga raporti hulumtues i organizatës Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi ku janë analizuar më shumë se 600 aktgjykime që përfshin të dhëna nga policia, gjyqësori e prokuroria.

 “Vërehet se kemi  një numër më të madh të dhunës në familje dhe fenomenet e dhunës në familje janë trajtuar në të gjitha këto aktgjykime por ka dallime sa I përket trajtimit të tyre, sa I përket procedimit, sa I përket kualifikimit të veprës penale”, tha Lulzim Aliaj – Ekspert hulumtues.

Ndërsa përfaqësuesit institucional thanë se nga krimi që ndodhë në vend, dhuna në familje prinë me numrin më të lartë të rasteve.

 “Nuk mund të rrimë në asnjë mënyre as ne rehat  nëse si shoqëri dhe si institucione këtë bashkëveprimin nuk e kemi të ndjeshëm prandaj veprimet tona duhet të krijojnë atë hapësirë të veprimit tek secili burrë, tek secila grua që rastet të cilat paraqiten në polici dhe në procedurat e tjera që udhëhiqen do të kenë trajtim  vetëm me ligj dhe assesi jashtë ligjit”, tha Nazlie Bala – Ministria e Drejtësisë.

 “ Kërkohet që prokurorët tonë të insistojnë që politika ndëshkimore të jetë adekuate dhe rrethanat rënduese të secilit rast të thuhen qart me qëllim që gjykata ta ketë shumë më të lehtë që të merr vendim të drejtë për secilin rast”, tha Besim Kelmendi – Kryeprokuror I shtetit.

Me rastet e pazgjidhura, me numrin më të lartë prin prokuroria e Mitrovicës dhe ajo e Prishtinës.

Vepra penale e dhunës në familje për herë të parë është fut në kodin penal në vitin 2019.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa

MË SHUME NGA Lajme