23:13 / 22.06.2022
Low: Gotze ka cilësitë për t`u rikthyer te Gjermania
Uran Krasniqi/RTKLive
Mario Gotze ka të gjitha cilësitë për t`u rikthyer në skuadrën e Gjermanisë përpara Kupës së Botës në Katar, sipas ish-trajnerit të "Die Mannschaft", Joachim Low.
“Ai i ka të gjitha cilësitë”, tha Low për "Sky" në Gjermani. “Ai do të luajë sërish në Ligën e Kampionëve".
Ai ka komentuar transferimin e Gotze nga PSV te Eintracht Frankfurt. "Unë jam shumë i lumtur për Marion dhe Eintracht-in. Mario është një lojtar i jashtëzakonshëm, shumë profesionist dhe me inteligjencën e tij të madhe të lojës, ai përshtatet shumë mirë me Eintrachtin”, ka thënë Low.























