Nisja e Samitit BE-Ballkan perëndimor, përmbledhur në fotografi
Foto:KE
Lajme

Nisja e Samitit BE-Ballkan perëndimor, përmbledhur në fotografi

Jeton Musliu / RTKlive

(E plotësuar: Ora: 11:15) Tashmë në selinë e Bashkimit Evropian (BE), ka nisur Samiti BE-Ballkani Perëndimor.

27 drejtuesit e shteteve anëtare po diskutojnë me ata të gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimor mbi sfidat, veçanërisht në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës.

Pas samitit BE-Ballkani Perëndimor, krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së do të takohen sërish pasditen e 23 qershorit për të diskutuar për zgjerimin.

 Krahas vendimit tashmë të sigurt për dhënien e statusit kandidat dy vendeve, Ukrainës dhe Moldavisë, liderët do të merren edhe me situatën në Ballkanin Perëndimor.

Më poshtë, mund të gjeni disa nga fotografitë zyrtare, para fillimit të samitit.

Presidentja Osmani bisedë me presidentin Macron

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po merr pjesë në samitin mes BE-së dhe Ballkanit perëndimor që po mbahet në Bruksel.

Para fillimit zyrtar të punimeve në samit, ajo pati një takim me presidentin e Francës, Emanuel Macron.

Një takim të tillë, në margjinat e këtij samiti, ajo e publikoi në llogarinë e saj në Facebook, me një mbishkrim të shkurtër.

“Pak para samitit, me Presidentin Macron”, ka shkruar presidentja Osmani.

Pritet që në këtë samit, të qartësohet rruga e vendeve të Ballkanit perëndimor drejt BE-së.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa

MË SHUME NGA Lajme