Pritja franceze me dorën në xhep (Video+foto)
Foto: RTKLive
Lajme

Pritja franceze me dorën në xhep (Video+foto)

Jeton Musliu / RTKlive

Gjuha e trupit shihet shpesh edhe si mënyrë për të dhënë mesazhe të ndryshme politike nga ana e politikanëve.

Ndoshta një mesazh mund të jetë edhe përshëndetja e zyrtarëve të lartë të shteteve me njërën dorë në xhep.

Nuk dihet nëse ishte e qëllimshme apo e rastësishme, megjithatë, me një mënyrë të tillë, presidenti i Francës, Emanuel Macron, iu ra në sy edhe mediave, raporton RTKlive.

Kështu, përveç presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, të gjithë të tjerët, Macron i priti me njërën dorë në xhep.

Sidoqoftë, me presidentin e Serbisë, Macron pati një mënyrë tjetër të përshëndetjes, jo shumë të zakonshme në raste të tilla, raporton RTKlive.

Ndërkohë, sa për qëndrimin për të shkrepur fotografitë zyrtare, presidenti i Francës, me të gjithë, gjashtë liderët e vendeve të Ballkanit perëndimor, qëndroi me dorën në xhep.

Macron-Xhaveroviq (Bosnje e Hercegovina)

Macron-Osmani-Sadriu (Kosova)

Macron-Kovaçevski (Maqedonia e Veriut)

Macron-Gjukanoviq (Mali i Zi)

Macron-Rama (Shqipëria)

Macron-Vuçiq (Serbia)

 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa