13:27 / 23.06.2022
Parlamenti i Holandës voton pro mocionit për heqjen e vizave për Kosovën
J.Musliu/RTKlive
Nga 150 deputetë të Parlamentit të Holandës, sa kanë marrë pjesë ne votim, 100 kanë votuar “pro” mocionit të deputetes Kati Piri, me të cilin kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën. Ndërkohë, 47 kanë qenë kundër dhe 3 abstenime.
Deputetja Kati Piri, tha se është lajm i mirë që më në fund një gjë e tillë po ndodh në Holandë, meqë vendi i saj ka mbajtur pozicion bllokues.
Kështu, qëndrimi i deputetëve të Parlamentit të Holandës ka qenë befasues për të mirë, duke qenë se ky shtet është prej vendeve skeptike sa i përket qëndrimit për heqjen e regjimit të vizave për Kosovën.