KPK: Ligji i miratuar sot na e cenon rëndë pavarësinë
Lajme

KPK: Ligji i miratuar sot na e cenon rëndë pavarësinë

B. Halimi / RTKlive

​Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), përmes një komunikate për media ka shprehur shqetësimin  lidhur me kalimin në lexim të dytë të Ligjit për KPK-në në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

“Këshilli Prokurorial, që nga fillimi i procesit të hartimit të Projektligjit të KPK-së, ka dalë me propozime konkrete, por ato nuk janë marrë parasysh asnjëherë nga Ministria e Drejtësisë, respektivisht, nga komisioni përkatës i Kuvendit të Kosovës. KPK konsideron se votimi i këtij ligji, në këtë mënyrë, cenon rëndë pavarësinë e këtij organi kushtetuese”, thuhet në komunikatën e KPK-së.

Sipas këtij organi përmbajtja e këtij ligji do të pamundësojë funksionalizimin e sistemit prokurorial dhe do ta bëjë atë lehtësisht të ndikuar nga politika.

“Meqenëse me këtë Ligj cenohet mandati kushtetues i anëtarëve të Këshillit, Këshilli njofton se përveçse do t’i ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të kontestuar përmbajtjen e këtij ligji, gjithashtu, asnjë anëtar i Këshillit nuk do t’i nënshtrohet kërkesave kundërkushtetuese dhe antiligjore që janë edhe kundër standardeve ndërkombëtare, por edhe kundër dy rekomandimeve të dhëna nga Komisioni i Venecias”, thuhet tutje në komunikatë.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa