Sonte në “Lajmet e Fundit” në RTK1, intervistë me Manuel Sarrazin
RTKlive
Sonte në magazinën informative “Lajmet e Fundit” në RTK1, mund të ndiqni një intervistë ekskluzive me Manuel Sarrazin.
Deputeti i Bundestagut është i emëruar special i Gjermanisë për Ballkanin perëndimor. Ai ditë më parë ishte në Kosovë së bashku edhe me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.
Si e shikon Sarrazin, samitin e sotëm mes BE-së dhe gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimor? A ishin pritjet e tij për diçka më shumë nga ky samit?
Pse po zvarritet liberalizimi i vizave për Kosovën dhe a pret që kjo të ndodhë këtë vit?
Për këto dhe shumë tema të tjera, që përfshijnë Kosovën dhe më gjerë, vendet Ballkanit perëndimor, mund të ndiqni intervistën e gazetarit Arton Mulliqi, me të dërguarin special të Gjermanisë për rajonin e Ballkanit perëndimor.
Magazina “Lajmet e Fundit” transmetohet nga e hëna në të premten me fillim në orën 22:30.