Te Kosova optimizëm për ndeshjen e nesërme kundër Maqedonisë së Veriut
Sport

Te Kosova optimizëm për ndeshjen e nesërme kundër Maqedonisë së Veriut

Uran Krasniqi/RTKLive

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka mbajtur sot stërvitjen e fundit para ndeshjes miqësore me Maqedoninë e Veriut, e cila zhvillohet nesër në Shkup.

Përgjatë këtyre tre ditëve, Dardanet kanë praktikuar gjëra të ndryshme, të cilat u kanë ndihmuar që të përmirësohen në fushën e lojës, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës.

Futbollistet Erëleta Memeti dhe Lavdije Behramaj janë shprehur optimiste për ndeshjen në udhëtim ndaj Maqedonisë së Veriut, derisa pohojnë se atmosfera brenda Kombëtares është shumë pozitive.

Ndërsa, vetë përzgjedhësja Karin Annel Andersen, ndër të tjera tha se gjatë këtij grumbullimi kanë praktikuar ushtrime të ndryshe si në sulm ashtu edhe në mbrojtje por që nesër më shumë do të luajnë në sulm.

“Gjendja e futbollisteve në grup është e ndryshme pasiqë dikush vjen nga ndeshjet që kanë zhvilluar në fundjavë në ekipet e tyre respektive, ndërsa të tjerat vijnë nga pushimet verore por që sa herë luajmë si Kosovë punojnë shumë si ekip për t’u përmirësuar dhe për të fituar ndeshjet sigurisht”, ka thënë Andersen.

Ndërsa për kundërshtarin tha se është ekip i mirë dhe është i fortë në sulm, prandaj sipas saj 90 minutat e miqësores së nesërme nuk do të jenë aspak të lehtë.

Ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosovë zhvillohet të premten në orën 17:30 në Shkup, teksa më 27 qershor luhet miqësorja e dytë e këtyre dy ekipeve në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 19:00.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa